Efi i kërkoi “llogari” Luizit se përse qau për Oltën pasi mori vesh vendimin e aktores për t’u larguar mbrëmë nga shtëpia.
Efi i tha Luizit se si mund të qash për Oltën, duke qenë se në lojë ishin shumë kundërshtarë me njëri-tjetrin.
Biseda:
Efi: Po si qave për Oltën
Luizi: Po qava se thashë me kë do merrem
Efi: Po si nuk të erdhi turp mo, po ti ke qarë për mua, ke qarë për gruan dhe qan për Oltën?
Luizi: Do qaj për Oltën, se i thashë po të kishte me nominim kokë më kokë me mua, do kisha hapur verë duke festuar, por mënyra se si iku
Efi: Të bën të lotosh
Luizi: Mua më këputi shpirtin, reagimi i djalit, më bëri të ndihem keq. Pa thënë gjë ajo, unë shkova duke i rënë ziles me dalë. Njëherë mendova se është 1 prilli, por pastaj e bëra lidhjen se ka qëndruar 5 orë te dhoma e rrëfimit.