Motra e Granitit në Big Brother VIP, Genta Cana javë më parë u përfol gjatë në media, pasi kishte ripublikuar një postim, ku Fifi shahej e ofendohej rëndë, duke u quajtur edhe e sëmurë mendore.
Por, tani ajo ka habitur të gjithë, duke publikuar një video, ku këngëtarja nga Kosova shfaqet duke kënduar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në llogarinë e saj në Instagram, Genta ka publikuar një video, ku shihet Fifi dhe Graniti së bashku derisa këndojnë njërën nga këngët e Shkurte Gashit.
Ndryshe, kujtojmë se Graniti është në nominim, dhe rrezikon që sonte të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania./Reporteri.net/
