Në puntatën e “Përputhen”, Sindi braktisi studion pas një debati me Julianin.
Ky i fundit bëri një koment duke u shprehur se mamaja i kishte thënë se Sindi është “Si vaj Borshi, ekstra i virgjër”.
Pas situatës së djeshme, Sindi dhe Juli janë pezulluar nga programi.
Mirëpo pavarësisht sulmeve dhe ofendimeve që ka marrë në rrjete sociale, Sindit po i rriten ndjekësit në Instagram.
Nga 208 mijë ndjekës që kishte dje, sot Sindi ka 209 mijë ndjekës.
Mesa duket pas debatit në puntatën e djeshme dhe pezullimit nga produksioni, publiku është kurioz se ç’po bën Sindi.