Një muaj më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga i kishte dhënë fund lidhjes 3 vjeçare me portierin e Partizanit Alban Hoxha.
Siç raportonte ‘Gazeta Shqiptare’ në atë kohë, Çiljeta dhe Albani i kishin shkëputur marrëdhëniet e tyre dhe i kishin dhënë fund romancës për të cilën kurrë nuk folën publikisht.
Por siç duket ndonëse thuhet se janë ndarë, Çiljetës nuk i ndahet zemra nga portieri dhe nga skuadra e Partizanit.
Ditën e djeshme, këngëtarja është fotografuar teksa ka qenë në stadium duke mbështetur Albanin dhe skuadrën e zemrës e cila u shpall kampione.
Çiljeta shihet teksa qëndron në ndenjëset e stadiumit së bashku me mikeshën e saj duke ndjekur me vëmendje ndeshjen.