Aktori Granit Uka ka reaguar lidhur me situatën e emisionit “Logjikonomia”, që nuk është më i disponueshëm në YouTube pas transmetimit të mbrëmshëm.

Uka tha se nuk ka informata për të, dhe se ai punën e tij e ka kryer.

“Ja sdi sen une, qeto lajme qe i keni ju i kam edhe une, kurgjo ma shume. Veç po i shoh reagimet qe nuk eshte me. Nuk kam kontaktuar as me televizionin as me kerkon. Nuk e di çka kemi me ndermarr, ajo nuk eshte pjese e jemja. Une e kom kry episodin e kom lujt”, tha ai për Indeksonline.

Reklamë

Deklarata e tij tregon se aktori ka luajtur pjesën e tij në episodin e fundit dhe nuk ka pasur ndonjë kontakt me televizionin.

Gjithashtu shtoi se nuk ka informacion shtesë mbi hapat që do të ndërmerren pas mbylljes së kanalit të televizionit ne Youtube.