Kanali i “Logjikonomia” në Youtube tashmë është rikthyer pas disa orësh që nuk ishte në funksion.
Për këtë tashmë ka edhe një reagim zyrtar nga televizoni ku shfaqet.
Aty thuhet se ka qenë problem teknik, dhe se rasti nuk ka të bëjë me serialin “Logjikonomia” apo me ndonjë përmbajtje të kanali.
“Ju njoftojmë se kanali zyrtar i Tëvë1 në YouTube është rikthyer dhe tashmë funksionon normalisht, pas disa orëve të ndërprerjes për shkaqe teknike. Theksojmë se kjo ndërprerje nuk ka asnjë lidhje me serialin “Logjikonomia” apo me ndonjë përmbajtje tjetër të kanalit. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm”, thuhet në reagimin e televizionit.
/Reporteri.net/