Cllevio është përballur me një tjetër situatë të papritur gjatë udhëtimit jashtë vendit, pasi është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Malpensës, në Milano.

Reperi po udhëtonte drejt Zvicrës, ku ishte planifikuar të performonte gjatë mbrëmjes, por udhëtimi i tij është ndërprerë nga autoritetet italiane.

Reperi publikon pamje nga aeroporti

Reklamë

Cllevio e bëri vetë të ditur ngjarjen përmes një videoje të shkurtër të publikuar në “InstaStory”.

Në pamje shfaqeshin valixhet e tij në një hapësirë pritjeje, ndërsa reperi shkroi:

“Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4.”

Me këtë mesazh, ai u kërkoi ndjesë fansave dhe organizatorëve për pamundësinë për të qenë i pranishëm në performancën e planifikuar.

Reklamë