Aktori Çun Lajçi, i cili ka disa ditë që është i infektuar me COVID-19, ka votuar për 14 shkurtin nga banesa e tij.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur sot ka angazhuar ekipe mobile për t’u mundësuar votimin të gjithë atyre që janë të infektuar me koronavirus, njofton Klan Kosova

Të drejtën kushtetuese për votim e ka shfrytëzuar edhe Lajçi nga banesa e tij.

Reklamë

Postimi i plotë:

Po
Unë votova
Përsonat përgjegjës erdhën n’banesën time
Tek unë i “infektuemi me Covid” (që s’i duket isha testua gabim)
Dhe ia përcaktova fatin vetës e Kosovës
Tue i përzgjedhë ATA që s’e duen interesin përsonal
Por Atdheun!
Urime KOSOVË!