Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri dhe tashmë bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji janë takuar me emisarin special të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell.
Takimi ka ndodhur në Mynih të Gjermanisë.
Foton e ka publikuar në Instagram partneri i Dafinës, Kreshnik Gjergji. Ata shihen duke darkuar një lokal në një ambient të relaksuar.
Kujtojmë se Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i Dafinës dhe vëllai i tij Arian Gjergji janë djemtë e këshilltarit të Ministres Gërvalla, Rexhep Gjergji. Aktualisht në Mynih të Gjermanisë ndodhet edhe vetë ministrja Gërvalla e cila bashkë me kryeministrin Kurti po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, që ka mbledhur liderë nga e tërë bota.
Grenell njihet për përplasjet e tij me Kurtin. Një javë para zgjedhjeve emisari amerikan kishte reaguar në dy raste duke akuzuar Kurtin se po gënjen për marrëdhëniet me SHBA-në. Grenell kishte thënë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA nuk kanë qenë kurrë në nivel më të ulët dhe për këtë ka akuzuar Kurtin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.