Këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Yll Limani ditë më parë konfirmuan bashkëpunimin e tyre të parë.


Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë nga publiku, njoftuan fansat se kanë bashkuar forcat për një projekt së bashku.

Derisa po punojnë në këngën e re, të njëjtit kanë sjell disa fotografi së bashku nga një studio muzikore.

Reklamë

Dafina dhe Ylli vijnë në poza mjaft atraktive, teksa duket se kënga e tyre do prezantohet së shpejti në treg.

“Kur t’shoh tu ik m’myt krejt, mos shko”, ka shkruar Limani në postimin që ka ndarë me ndjekësit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yll Limani (@ylllimani)

Reklamë

 Në anën tjetër, Zeqiri po ashtu ndau disa imazhe në të cilat shtoi, “Mos harro me e lan çelësin në prag”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Reklamë

Fansat e tyre shihet se mezi po presin për duetin e artistëve, të cilët reaguan mjaft shumë krahas postimeve.

Deri më tani, akoma nuk është bërë publike asnjë datë e lansimit të kësaj kënge.