Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa në profilet e saj shpesh herë ndan me ndjekësit edhe këshilla e thënie motivuese.
Dafina në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, deklaroi se në një periudhë të jetës ishte përballur me depresion dhe ankth, për çka kishte kërkuar ndihmën e psikologes.
E së fundmi i ka këshilluar ndjekësit që ta marrin seriozisht shëndetin mendor.
“Ju lutem merrni seriozisht shëndetin mendor dhe ndihmoni këdo që e keni afër pavarësisht se çfarë, apo se si. Mos u nxito të gjykosh, kurrë nuk e di se çfarë po përjeton personi, veçanërisht mendimet që ka në kokën e tij. Ne nuk jemi njësoj, nuk mendojmë njësoj. Por të gjithë jemi njerëz”, ka shkruar ajo.