Konkurrentja e re në emisionin e përputhjes së çifteve, Antonela Berisha ka tërhequr vëmendjen e publikut nga deklaratat e saj thumbuese, por edhe nga veshjet e saj të shtrenjta.


Vajza që hyri në emision pak ditë më parë, është stiliste dhe ka origjinë nga Shkodra, por jeton në Milano të Italisë ku ushtron edhe profesionin e saj.

Ndërkohë, ditën e sotme janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me të kaluarën e jetës së saj.

Reklamë

Sipas JOQ ALBANIA, Antonela u bë fillimisht e “famshme” jo nga emisioni, por nga lidhja e saj me një këngëtar shqiptar në Gjermani.

Kujtojmë se me të hyrë në “Për’puthje”, Antonela ka treguar dy djemtë që pëlqen, Atdheun e Mevlanin, me këtë të fundit ka zhvilluar dy takime deri tani.