Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj trazoi ujërat edhe nga jashtë.
Ajo postoi të premten fotografi në të cilat pretendonte se vajza krah Andit është Tea para shumë vitesh.
Ngjarja u mohua sot në program me ç’rast Tea dhe Andi potencuan se çfarë ka bërë Shqipja (duke cenuar privatësinë e ish-të dashurës), përbën vepër penale.
Shqipja është kundërpërgjigjur me një video nga “Përputhen” në të cilën dëgjohet Tea duke thënë se “Shqipja s’është femër” teksa paralajmëron “bomba” tjera.
