Ka disa ditë që Dua Lipa së bashku me të dashurin dhe familjen e saj po qëndrojnë në Shqipëri.
Me të ardhur në Tiranë, këngëtarja u prit nga kryeministri Edi Rama, dhe kryetari Erion Veliaj, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Duket se qëndrimin në bregdetin shqiptar këngëtarja e hiteve po e shijon në maksimum.
View this post on Instagram
Ajo tani ka publikuar një fotografi ku shfaqet me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
“Dashuria ime”, ka shkruar Lipa.
Vetëm dy ditë më parë, Dua lansoi projektin e fundit të titulluar “Demeanor” në bashkëpunim me Pop Smoke.
/Reporteri.net/
