Dua Lipa po paditet pasi dyshohet se vendosi një fotografi nga paparacët e saj në Instagram.
Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli u fotografua duke pritur në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë shpërndau këtë foto për fansat e saj “pa leje ose autorizim”, shkruan BBC, përcjellë Reporteri.net.
Kompania “Integral Images” thotë se Lipa përfitoi nga fotografia, pasi burimi i saj në Instagram vepron si një mjet marketingu për muzikën e saj.
Ndërsa tani, kompania po kërkon dëmshpërblim prej 150,000 dollarëve.
Kompania po kërkon gjithashtu një urdhër mbrojtje që e pengon këngëtaren nga veprimet e mëtejshme të shkeljes, si dhe shpenzimet ligjore.
Lipa e postoi foton në llogarinë e saj në Instagram në 7 Shkurt 2019, rreth katër ditë pasi ajo ishte shkrepur.
/Reporteri.net/

