Dua Lipa së bashku me familjen e saj po vazhdon qëndrimin në Tiranë.
Ylli ndërkombëtar i muzikës dhe familja e saj janë mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
E, tani Lipa ka mbjellë edhe pemë në Tiranë, gjë të cilën e bëjnë shumë mysafirë kur vijnë në kryeqytetin shqiptar, përfshirë edhe yjet e estradës.
Ka qenë Veliaj ai i cili ka publikuar një video nga ky moment me këngëtaren e hiteve.
“Për hajër…Nuk ikën askush nga Tirana pa mbjellë një pemë”, ka shkruar kryetari i Tiranës.
/Reporteri.net/