×
  • Show Time
  • Show Time

    Dy banore thurin plane kundër Luizit: Do e prekim në pikën e tij të dobët! Bashkimi bën fuqinë

    Reporteri
    29 Janar 2023 | 18:57

    Dy nga banoret e BBV, Nita Latifi dhe Diola Dosti kanë synim të godasin Luizin me pikën e tij më të dobët brenda shtëpisë. Ndonëse vetë këngëtari është shprehur se nuk do të përfshihet në debatet e Kiarës me banorët e tjerë, Nita me Diolën do të tentojnë që ta prekin pikërisht te vajza që pëlqen.

    Në një bisedë në orët e vona, dy banoret po pëshpërisnin ndërsa Nita u shpreh: “E ke parasysh kur do ta prekësh dikë në pikë të dobët? Bashkimi bën fuqinë.”

    Kujtojmë se mendimi i Luizit për Diolën dhe Nitën, ku tha se marrin frymë kot në shtëpi, ndezi debat mes tij dhe vajzave. Por jo vetëm kaq, pasi Diola Dosti ka shpërthyer ndaj tij, duke i thënë se me fjalinë “merr frymë kot” ka prekur fëmijët e saj.

    “Vajzat e mia atë natë kanë qenë duke e parë atë natë me të atin dhe partneren e tij, që mund të jenë edhe duke fërkuar barkun nga një fjalë e thënë nga ti. E kjo nuk është e lehtë, kështu që ti duhet të mendohesh mirë Luiz para se të flasësh. Se nuk doja të ta thoja, aq më pak në këtë gjendje të ngarkuar, se bëmë edhe pemën e jetës. E po ta them shumë sinqerisht, ti ke prekur fëmijët e mi. E mua kjo gjë më prek shumë, e di pse më prek Luiz? Sepse ti je ai që ke thënë se kam një motër me 3 kalamaj. Dakord? Dhe ato vajza që e dinë shumë mirë jetën time, e ti thotë dikush ato fjalë, aq më pak ti që kam luftuar për ju të dy, të dalë e të thotë merr frymë kot. Dhe kur ta dëgjosh pemën e jetës sime do e kuptosh se nuk marr frymë kot. Unë nuk jam vetëm këtu, hajde sqaroi vajzat e mia në çfarë kuptimi e ke thënë ti. Ajo është gjëja më e ulët që ti ke bërë. Ti më ke fyer duke më thënë që merr frymë kot”– tha Diola e revoltuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!