Pas akuzave për mashtrim dhe marrje të parave përmes kërcënimeve nga një çift zviceran ndaj reperes kosovare, Loredana Zefi, kjo e fundit nuk ndalon së postuari fotografi në rrjete sociale me veshje, çmimi i të cilave është marramendës.
Në fotografinë e fundit të postuar me xhaketë të markës ‘Louis Vitton’ kushton hiç më pak se 5000 e 200 dollarë, një kërkim në faqen zyrtare të kësaj marke e vërteton një gjë të tillë, shkruan Reporteri.net.
Për jetën luksoze të Loredanës kanë shkruar edhe mediet Zvicerane. E ndërsa për rastin reperja tha se ka nisur që nga viti 2016 dhe në të kanë qenë të përfshirë disa persona nga familja e saj, por nuk tregoi se për cilët persona konkret bëhet fjalë.
Po ashtu, ajo tha se nuk kishte dijeni për ngjarjen deri në vitin 2018./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.