×
  • Show Time
  • Show Time

    E gjitha bota nderon mbretëreshën Rock n`Rollit, Tina Turner

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 8:14

    Reagimet në gjithë botën për ndarjen nga jeta të Tina Turner-it kanë qenë të shumta.

    Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se kjo ishte një humbje e madhe për muzikën dhe kulturën botërore.

    Në shenjë respekti, këngët e saj kumbuan  në festivalin e Kanës. Ngushëllime kanë shprehur emra të njohur të botës së muzikës si Mik Xheger, Eros Ramazzotti, Gloria Gaynor, Diana Ross, etj.

    Ngushëllime shprehu edhe Roger Davis, i cili ishte menaxheri i saj për 30 vjet, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Tina ishte unike. Një forcë e jashtëzakonshme e natyrës me forcën e saj, energjinë e pabesueshme dhe talentin e jashtëzakonshëm.

    Që në ditën e parë që e takova, që ishte në vitet 1980, ajo besonte në veten e saj kur pakkush besonte në të. Kisha privilegjin ta njihja dhe të isha shoqe e ngushtë. Do të më mungojë shumë”, shkroi ai.

    Frontmeni i Rolling Stones, Mick Jagger, i ka dhënë lamtumirën yllit Tina Turner, me të cilën ka regjistruar disa duete, madje u përfol se ata ishin në një lidhje.

    “Jam shumë i trishtuar për vdekjen e shoqes sime të mrekullueshme Tina Turner. Ajo ishte me të vërtetë një këngëtare dhe interpretuese jashtëzakonisht e talentuar. Ajo ishte frymëzuese, e ngrohtë, e zgjuar dhe bujare. Ajo më ndihmoi shumë kur isha i ri dhe nuk do ta harroj kurrë”,  ka shkruar ai në Twitter.

    Angela Basset, aktorja që ka fituar një Oscar për rolin e Tina Turner në filmin “What’s Love Got to Do with It”, i ka dhënë lamtumirën këngëtares me një shkrim emocionues.

    “Jam r nderuar që kam njohur Tina Turner. Jam e përulur nga fakti që pata mundësinë t’ia tregoja botës. Ndërsa vajtojmë për humbjen e zërit dhe pranisë së saj të jashtëzakonshme, le të kujtojmë se ajo na dha më shumë sesa mund të kërkonim ndonjëherë. Ajo na dha të gjithë veten e saj. Dhe Tina Turner është një dhuratë që do të jetë gjithmonë “thjesht më e mira”. Mbretëresha, tha ajo.

    Nga dhuna e deri te diagnostikimi me kancer, historia e trishtë por motivuese e Tina Turner si yll botëror i muzikës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!