Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, të shtunën e ardhshme do të rikthehet në Kosovë për të mbajtur një koncert të madh.
Performanca e reperit po pritet me entuziazëm në mesin e adhuruesve të tij të shumtë në Kosovë.
Ai do të të jetë i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të grupit Bloody Alboz, por që do të performojnë edhe shumë këngëtar të tjerë.
Njëri prej organizatorëve ty koncertit ka konfirmuar për Veriu.info se kërkesat për bileta janë jashtëzakonisht të mëdha.
“Deri më tash janë shitur 11 mijë e 400 bileta, por që shitja e biletave po vazhdon me ritme të mëdha”, ka thënë ai.
Mësohet se numri i biletave në shitje është 20 mijë.
Koncerti saktësisht do të mbahet më 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Fansat mund të blejnë biletat në pikat e shitjes të përcaktuara nga organizatorët, ku përfshihet edhe shitja online.
Biletat ndahen në tri kategori, ato VIP që kushtojnë 100 euro, biletat tjera gjysmë-VIP që kushtojnë 50 euro dhe bileta tjera prej 20 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.