Luan Krasniqi ka arritur ndër vite të mbajë privatësinë në familje. Boksieri i famshëm shqiptar si rrallë herë ka pozuar me bashkëshorten e tij.


Junikasi ka qenë mysafir me gruan e tij në dasmën e vajzës së ish-ministrit shqiptar, Sandër Lleshit.

“Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër.

Reklamë

Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e Vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shum të mira ne Tiranë.
Çiftit Te ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme” shkruan Luan Krasniqi në njoftim.