Këngëtari i ri Ard Gashi ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, me video klip, “E tash”.
Për tekstin dhe melodinë është kujdesur vetë Ardi, i përkrahur edhe nga Nesko, ndërsa për muzikën është përkujdesur Lorik Mjeku.
Kënga është pritur me padurim nga dëgjuesit të cilët menjëherë kanë nis ta shpërndajnë në rrjetet sociale, përkundër se artisti është i ri në skenë.
Ndryshe, para disa viteve, Ardi ka qenë pjesëmarrjes në ‘The Voice of Albania’.