×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe Getinjo i përfshirë në skandal, akuzohet se i mori 12 mijë franga çiftit zviceran

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 10:19

    Zvicerania e cila po e akuzon reperen Loredana se ia mori asaj dhe burrit të saj rreth 1 milion franga, ka rritur volumin e akuzave.


    Në skandalin e Loredanës janë të përfshirë edhe anëtarët tjerë të familjes Zefi si dhe vëllai i Mozzik, Getinjo, shkraun media zvicerane “20 minuten”, përcjell Insajderi.

    Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z. Kjo dëshmohet edhe nga dokumenti i transaksionit, të cilin e disponon “20 minuten”.

    Siç shkruan media zvicerane, Petra Z ishte mashtruar duke menduar se shumat e transferuara do të përdoreshin për t’i kthyer përsëri paratë e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!