Banori i radhës që largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova është Edon Shileku.

Edoni, që në shtëpi u përfaqësua me personalitetin e tij artistik, “Victoria Owns”, u eliminua nga shtëpia pas më shumë se një muaj qëndrim.

Ai bëri bujë mediatike me kauzën e tij me të cilën hyri në spektakël, për të lobuar për të drejtat e komunitetit LGBTQ+.

Reklamë

Vetë Edoni është deklaruar se është biseksual.

Ai është në lidhje me një vajzë, Lisa, e cila e ka vizituar edhe sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother. /Reporteri.net/.