×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    ​Ekzekutohen në banesë muzikanti meksikan së bashku me gruan dhe vajzën, shpëton djali

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 19:40

    Një muzikant rocku u qëllua për vdekje dhe u gjet i pajetë të martën në Meksikë, së bashku me pjesën më të madhe të familjes së tij, përfshirë gruan shtatzënë dhe vajzën tre vjeçare, raporton CNN.

    Sipas medias amerikane, 35 vjeçari Jonathan Melendez, tastieristi i grupit indie rock Camilo Septimo, u qëllua për vdekje së bashku me gruan e tij, Ana Paula, e cila ishte katër muaj shtatzënë. Të dy u gjetën brenda banesës së tyre luksoze në Mexico City.

    Vajza e vogël tre vjeçare e Melendez gjithashtu u vra me armë zjarri, së bashku me dadon e saj 21 vjeçare, sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Meksikës.

    Prokuroria bëri të ditur se tre prej viktimave, përfshirë vajzën, ishin qëlluar pas koke, ndërsa viktima e katërt ishte qëlluar në shpinë.

    Autoritetet thanë gjithashtu se dy prej viktimave i kishin duart të lidhura, ndërsa qeni i familjes u gjet i ngordhur me këmbët e lidhura.

    Fatmirësisht, djali gjashtë vjeçar u gjet i padëmtuar në vendngjarje, dhe mbetet i vetmi nga familja që ka shpëtuar.

    Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me vrasjet, ndërsa prokurorët thanë se njëri prej të dyshuarve përdori marrëdhënien që kishte me një prej viktimave për të hyrë në banesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!