Një pjesë e madhe e estradës shqiptare janë vaksinuar.
Edhe Elita Rudi dhe Gjiko ditën e sotme kanë vendosur të marrin vaksinën anti Covid-19, shkruan Reporteri.net.
Ka qenë Gjiko ai i cili ka publikuar pamje në llogarinë e tij në Instagram ku dyshja shfaqen të entuziazmuar gjatë vaksinimit, teksa reperi me shaka thotë se po i vendosin ‘çipin’.
Sa i përket muzikës, Gjiko vetëm dy javë më parë lansoi projektin e ri në bashkëpunim me Melinda Ademin dhe Nora Istrefi, kënga me titull “Ay Cambera”.
Ndërsa, Elita Rudi tani që është bërë nënë sërish ende nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt televiziv.
/Reporteri.net/

