Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është në pritjen e ëmbël të fëmijës së dytë.


Ajo dhe reperi Gjiko, kësaj here, do të bëhen prindër të një vajze.

Elita së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, ku ka vënë në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Reklamë

Një nga fotografitë e setit të ri, moderatorja e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social, duke marrë mijëra pëlqime e komente të shumta.

E veshur me një fustan të gjatë në ngjyrat bardhë dhe blu dhe me flokët e kapura bisht, Elita bëri që i gjithë nuri i saj i shtatzënisë të vihet në pah.

Fotografitë e këtij seti të veçantë, ajo ia ka besuar fotografit të njohur, Norik Uka.

Reklamë

Përndryshe ajo dhe reperi Gjiko janë prindër edhe të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri dhe së bashku jetojnë në Prishtinë.