“VENOM” mban emrin klubi më i ri në Kosovë.
Ndonëse në natën e hapjes ishte i ftuar Regard, Dj me famë ndërkombëtare, mbrëmë ishte Elvana Gjata ajo e cila argëtoi të pranishmit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Pas më shumë se një viti pauzë, këngëtarja nga Shqipëria u kthye mbrëmë fuqishëm me një performancë të jashtëzakonshme në klubin “VENOM”.
Elvana kishte zgjedhur që adhuruesve të muzikës t’ua këndojë disa nga hitet e saj ndër vite, teksa publiku këndonte një zëri me të.
“VENOM” edhe ditët në vazhdim do të sjell emrat më të pëlqyer të momentit, ndërsa lokacioni i këtij klubi është në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
/Reporteri.net/