Enca Haxhia u ka kthyer me humor përgjigje.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, jo rrallë është pre e komenteve negative, shkruan lajmi.net.
Duke pasur parasysh se publikon shpesh fotografi në Instagram, në mesin e komenteve pozitive ajo pranon edhe nga ato negative madje edhe akuzohet se ka bërë ndërhyrje kirurgjike.
E lidhur me këtë ka reaguar me humor nëpërmjet një postimi të fundit.
“Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë Zoti’ në profilin tim… Zoti derdh një lot për ju. Thjesht gjene të mira & dhe e bekuar nga Zoti, zemër”, u shpreh ajo.
Ndryshe si Enca ashtu edhe emra të tjerë të estradës kanë pushuar nga koncertet gjatë kohës së pandemisë.
Këngëtarja ishte akoma më aktive dhe u rrinte pranë fansave nëpërmjet postimeve të ndryshme nga përditshmëria.
