Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, mbrëmë janë bërë prindër për herë të katërt të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana.


Lajmin e bëri të ditur vet këngëtari përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Mirë se erdhe në jetë Ana”, ka shkruar krahas këtij imazhi artisti Fejzullahu, ku në foto veç vajzës së posalindur shfaqen edhe fëmijët e tjerë të tij.

Reklamë

Kujtojmë se çifti Fejzullahu tashmë janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, Artit, Erës dhe Bunës.