Ermal Fejzullahu si shok i Ledri Vulës nuk i ka shpëtuar pyetjes së momentit nëse ky i fundit dhe Sara Hoxha janë ndarë apo jo.
Ermali zgjodhi të përgjigjet duke mos thënë diçka konkrete. Si shok i Ledrit ai tha se në çdo rast mban anën e tij, ndonëse ndarjen nuk ia uron askujt.
“Unë e kam shok Ledrin. Do të mbaj anën e tij sido që të jetë. Gruaja ime e ka shoqe Sarën, ajo ia mban krahun Sarës. Unë uroj që të mos ndahet askush. Sidomos ata që kanë fëmijë. Për gjëra të vogla nuk është mirë t’i japësh fund një lidhjeje, një martese. Kështu që sido që të jetë nëse janë ndarë uroj të bëhen bashkë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.