Një nga këngëtaret më të pëlqyera flet rreth shkollimit të saj.
Nora Istrefi ishte mysafirja e fundit në emisionin ‘Xing’, ku përveç privatësisë foli edhe për shkollimin e kryer.
33 vjeçarja është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku kosovar ndërsa sa i përket shkollimit ajo ka kryer shkollën për stiliste.
Nora Istrefi gjatë intervistës rrëfeu se nuk ka pasur presion nga prindërit për zgjedhjen e një profesioni. “Unë e kam përfunduar fakultetin e dizajnit,” përfundoi artistja.
