Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj përveç si këngëtar është shumë i njohur edhe për disa thënie të tij, përcjell Reporteri.net. 

E, së fundmi ai është bëri i njohur edhe për udhëtime cilësore dhe të bukura, e që disa herë janë shumë të shpeshta.

Albani është shprehur se udhëtimet janë një formë karikimi që më pas ai e reflekton tek muzika që këndon.

Reklamë

Por,ndjekësit dhe fansat e tij në rrjetet sociale janë kuriozë të dinë se ku i gjen lekët këngëtari që udhëton kaq shumë dhe ai e ka një përgjigje:

”Shtyp “flights” në Google-tap, shko tek datat pa destinacion dhe aty do të gjesh udhëtimet më të lira”, sugjeron Albani për fansat e tij.

Por ata nuk ngurrojnë ta pyesin sepse ai udhëton gjithnjë vetëm por edhe për këtë ai e ka një përgjigje interesante.

”S’është se udhëtoj gjithnjë vetëm, madje kam krijuar shoqëri kudo ku shkoj”, thotë ai.

 

Reklamë