Këngëtarja Greta Koçi si edhe shumë kolege të estradës është tejet aktive në rrjetet sociale.


Ndërsa motra e saj e vogël Eni tashmë ka gjetur dashurinë pasi është në lidhje me reperin Genc Prelvukaj, Greta të paktëz zyrtarisht ende nuk e ka pranuar se është në lidhje.

Për dallim nga herët e tjera, së fundmi këngëtarja u ka dhënë hapësirë fansave që përmes opsionit pyetje-përgjigje të mësojnë më shumë rreth jetës dhe karrierës së saj.

Reklamë

Një nga fansat e ka pyetur 27-vjeçaren se kur do të martohet. Greta nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, shkruan Reporteri.net.

“Të jesh i sigurt se më të duhurin, në përputhshmëri të plotë me mua. Lidhja e jetës nuk është vendim që merret me ngut. Suksesi i një martese nuk është fakti që ndodh, por jetëgjatësia e saj. Duke qenë e tillë, është shumë e rëndësishme dhe e shenjtë”, ka thënë Greta.