Aktori Fatmir Spahiu ka reaguar për rastin që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku dhjetë nxënës të pakicave u lanë anash gjatë Festës së Abetares.

Aktori Spahiu është shprehur i irrituar nga ky rast, ku tutje ai ka ftuar këta fëmijë që të vijnë sot në Prishtinë e të dalin bashkë me aktorin në ndonjë ëmbëltore për të festuar bashkë Festën e Abetares.

Postimi i plotë:

Reklamë

“Dhjete femijet qe i pame ne storje te Klanit, i ftoje neser te vijne neser ne Prishtine, te shkojme me naj ambeltore e ta bejme festen e Abetares bashke, qysh na ka hije. E te zhytemi ne shllag e qokollade.

Ju dua!

Jam i sigurte qe gjysma e ketyre mesimdhenesve kane perjetuar shkollat shtepi si pasoje e racizmit te sistemit te atehershem.

Racizmi nuk i takon askujte ne bote e sidomos popullit shqiptar, i diskriminuar e i shtypun per toke!”, ka shkruar Spahiu.