Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, i cili mohoi kategorikisht se do të rikthehet të këndojësi më parë, ka treguar se është punuar që disa hite të tij t’i këndoj sërish, por tash pa velga muzikore.


“Nuk e di a bëhet album, ja nisa veç me këngën “Kujtimet”, e pash që regimi është shumë i mire. 15 a 20 me TNT e këngë të vjetra popullore, derisa e kam shëndetin, brenda një viti a dy kompletohet materiali, nuk e di a bëhet CD a jo, nuk luan rol në jetën time”, ka thënë Shala për REPORTERI/INTERVISTA.

Reklamë

Ai ka treguar se një këngë do ta ketë edhe me grupin Fisnikët dhe një tjetër me Luan Hajrën.