Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit ku në videon e shkurtër që është bërë publike sot, reperi rrëfen për herë të parë pas një kohe të gjatë lidhur me akuzat që e kanë përfshirë dhe marrëdhënien me vajzën e tij.
Në videon e publikuar Fero thotë:
“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”
Fero dhe Arbenita kanë bashkë një vajzë, të cilën reperi nuk e ka parë për një kohë të gjatë, dhe në këtë intervistë duket se ai synon të tregojë versionin e tij të ngjarjeve.