Ish-reperi i njohur shqiptar, Fero, po vazhdon të jetë shumë i përfolur edhe pas largimit të tij nga muzika.
Ai ka qenë në veçanti në titujt e mediave lidhur me jetën e tij private, përkatësisht raportet me partneren e tij Arbenita Ismajli.
Kjo e fundit e kishte akuzuar publikisht për dhunë dhe madje e kishte denoncuar edhe në polici, gjersa edhe pas kësaj ngjarje u panë sërish bashkë.
Së fundmi, ish-reperi gjilanas ka vendosur t’u tregojë ndjekësve të tij me anë të një metafore, se si ka qenë ai si partner i Arbenitës.
Bëhet fjalë për një video ku shihet një luan, teksa ledhaton partneren e tij luaneshë.
Unë kur isha me Arbenitës”, ka shkruar ish-reperi në mbishkrimin e këtij postimi.
Përndryshe, muajin e kaluar Fero njoftoi se po hiqte dorë përfundimisht nga muzika, për t’iu përkushtuar fesë islame.