Gazetari Bledi Mane është një nga gazetarët me të njohur e të përfolur. Bledi feston sot ditëlindjen. Është përvjetori i 50 i tij dhe me këtë rast ka organizuar një festë të madhe mes miqsh e personazhesh publik.
Bledi Mane u vendos ndjeshëm në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP ku doli me vullnetin e tij pak javë më parë. Ai tha se këtë e ka bërë edhe që mos të ndahet çifti Kiara dhe Luiz me të cilët ishte në nominim.
Por nga ana tjetër edhe për veten e tij pasi është shprehur se nuk ka mundur tu rezistoj gjate pijeve andaj nuk dëshironte qe te prishte imazhin e tij aty brenda gjithë çka ka krijuar jashtë.
Prandaj edhe festa e tij e ditëlindjes kishte pikërisht temën “Big Brother VIP”. Nga torta, te kutia e pandorës dhe zarfet duket se BBV është tashmë një pikë kyçe në jetën dhe karrierën e tij.