Fifi ka realizuar këngën e saj më të re, “Vëmendje”, një këngë kjo emocionale.

Vitin e kaluar në këtë kohë këngëtarja Fifi ishte në qendër të vëmendjes së mediave. Jo për krijimet e saj artistike, por për atë çfarë ajo bënte në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 1.

Ajo kishte marrë epitete të ndryshme si “drama queen” dhe u gjykua se po alivanoset për shkak “së dëshiron të këtë vëmendje”.

Reklamë

Pikërisht për këtë, Fifi ka bërë këngën e saj më të re “Vëmendje” e ku ajo duket se këto shkrime kanë “lënduar shpirtin e saj”.

Kënga është lansuar sonte dhe komentet nga fansat e saj janë shumë pozitive, e ku këngëtarja konsiderohet si njëra prej me të mirave në trojet shqiptare për momentin.

Kujtojmë se pas kësaj kënge, Fifi ka shlyer tërë fotot nga Instagrami duke lënë vetëm fotot e këngës së re.

Reklamë