×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi viziton Fjolla Morinën gjatë arrestit shtëpiak në Kukës, publikojnë foto bashkë

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 16:38

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të vuajë masën e dënimit “arrest shtëpiak” për 20 ditë në qytetin e Kukësit.


    Asaj i është gjetur një banesë ku po qëndron deri në një vendim të dytë që do të japë gjykata, pas dënimit që i shqiptoi për gjetjen e armëve që iu bë gjatë një kontrolli rutinor në pikën kufitare në Morinë.

    Teksa po jeton e vetme, Fjolla po mirëpret herë pas here vizitorë, dhe e fundit që ka shkuar për ta parë atë ka qenë kolegia e saj, Fifi.

    Këngëtarja dhe kompozitorja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka publikuar në InstaStory një video ku shfaq momentet teksa Fjolla komunikon me të bijën e saj, Alayah.

    “Ajo ka nevojë për beben e saj. Çfarëdo që ndodhë, kudo që jeta na përplas. Në të mirë e në të keq, unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi në InstaStory.

    Të njëjtin postim, Fjolla më pas e ka rishpërndarë duke treguar se ndjehet e lumtur që po gjen mbështetjen nga kolegët e saj.

    Ditë më parë, edhe këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri bëri një shkrim suportues për Fjollën, duke i quajtur padrejtësi paragjykimet që po bëhen në drejtim të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!