Prestigjozja britanike “The Telegraph”, në një nga suplementet e saj të përjavshme zgjedh fotografitë më të bukura të ngjarjes ditore.


Ata kanë përzgjedhur fotografinë e këngëtares me famë botërore, Miley Cyrus, të realizuar gjatë performancës së saj në festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë.

Në fotografinë ditore të datës 4 gusht, “The Telegraoh” shfaq momentin kur Cyrus ishte në kulminacionin e interpretimit të saj.

Reklamë

Kjo nuk është hera e parë që festivali “Sunny Hill” bie në syrin e mediave botërore.

Vetëm pak ditë më parë, ishte e përditshmja britanike, Daily Mail, ajo e cila i kushtoi një artikull të gjatë performancës dhe dukjes së Mileyt në Kosovë.