×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Gazetari i njohur kujton takimin e fundit me Shpat Kasapin: Vetëm qeshje, kështu do të mbaj mend gjithmonë

    Reporteri
    26 Nëntor 2025 | 20:53

    Gazetari i njohur Marin Mema ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

    Përmes një postimi, Mema ka kujtuar takimin e fundit me artistin, duke theksuar se ai do t’i mbetet gjithmonë në kujtesë për buzëqeshjen dhe pozitivitetin e tij.

    “U takuam vetëm pak kohë më parë… vetëm qeshje! Unë kështu do të mbaj mend gjithmonë. Prehu në paqe, Shpat”, ka shkruar Mema.

    Vdekja e Shpat Kasapit ka tronditur opinionin publik, ndërsa reagime të shumta po vazhdojnë të vijnë nga figura të njohura të artit, medias dhe politikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!