×
  • Show Time
  • Show Time

    Genc Prelvukaj mban ‘ders’ për ariun e famshëm të Prizrenit

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 14:37

    Pas shumë angazhimeve që kanë ardhur për ariun problematik në Prizren, një i tillë ka ardhur edhe nga këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj.


    Ai përmes një statusi ka thënë që me të gjitha problemet që ka shoqëria jonë, ne e kthejmë në temë nacionale një ari.

    Sipas Gencit janë problemet e tjera që kemi që do të duhej të ishin në fokus.

    Statusi i tij i plotë:

    Jemi njerez fantastik seriozisht. Nuk levizim te lire, cenohen kufinjte, njerez te gabuar ne pozita te rendesishme, korrupsion masiv, levizje e te rinjeve drejt perendimit, grabitje te armatosura pa asnje te arrestuar, disa kryetare partish qe ngjajne ne bajraktare mesjetare, niveli i dyshimte i shkollimit , rryme e shtrenjte, qindra mercenare e radikale ne lufta te huaja, deklarata plot naivitet e humor nga figura politike, etj etj dhe ne e kthejme ne teme nacionale nje Ari. Mire, shume mire.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!