Georgina Rodriguez ka zbuluar se, edhe pse dëshiron të martohet me Cristiano Ronaldo, për momentin ata janë të zënë me disa plane të tjera shumë interesante.


Edhe pse veten e përshkruan si vajzë e thjeshtë, Rodriguez është e vetëdijshme se jeton një jetë madhështore, transmeton Gazeta Express.

“Gjithmonë e kam pasur këtë idenë e të qenet grua e lumtur me burrin, me fëmijët, dhe këtë e kam”, tha Georgina për Mediaset.

Reklamë

“Kam fëmijë të mrekullueshëm, kam një burrë i cili më dashuron dhe kujdeset për mua. Unë e dashuroj atë, kujdesem për të, e adhuroj, e admiroj sepse ai është person shumë i mirë dhe jam e lumtur që e ndaj jetën me të”, shtoi ajo.