Një pjesë e madhe e estradës tanimë janë vaksinuar.
Ditën e sotme (28 korrik) edhe këngëtarja Gili ka marrë dozën e dytë të vaksinës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka publikuar një fotografi gjatë momentit të vaksinimit.
“Edhe doza e dytë e vaksinës u kry”, shkruan këngëtarja.
Gili tani ka filluar të mbajë koncertet dhe mbrëmjet e shumta muzikore, pas më shumë se një viti pauzë përshkak të pandemisë Covid-19.
/Reporteri.net/
