Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, është eliminuar në 1/16 e finales në kategorinë -52 kilogramë në xhudo.
Kelmendi u mposht nga hungarezja Reka Pupp, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Por, të gjithë kanë shprehur mbështetjen për xhudisten kosovare, e këtë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Gili e cila ka publikuar një fotografi të Kelmendit.
“Ajo që bëre ti për Kosovën tejkalon çdo medalje”, ka shkruar Gili.
