Prej kohësh tashmë është zbuluar se reperi S4MM është në një lidhje me një vajzë me emrin Filis e cila jeton në Zvicër, por me origjinë është shqiptare.


Dyshja madje edhe u fejuan me një ceremoni shumë private nga e cila u publikua vetëm momenti kur ata vendosën unazat.

Reklamë

Pas fejesës Samiri dhe Filis kanë shkuar me pushime dhe ndodhen në Punta Cana.Në darkë reperi i ka bërë të fejuarës një surprizë duke e ftuar të hanë darkë në një tavolinë të vendosur në rërë, një ambient shumë romantik.

Filis ka postuar një foto nga ambienti dhe një tjetër ku shfaqet vetë e veshur me një fustan të bardhë dhe e buzëqeshur. “Jam shumë e lumtur”, shkruan bukuroshja.