×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Gjesti dënohet me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 16:32

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.

    Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

    Kjo kërkesë fillimisht është kundërshtuar nga pala e dëmtuar, ndërsa më pas marrëveshja është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
    Si rezultat i marrëveshjes, Gjesti është dënuar me dy vjet burgim me kusht, si dhe me 6 mijë euro gjobë./Klankosova

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!