Kandidatët për kryeministër tashmë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Të tre janë shoqëruar në qendrat e votimit nga bashkëshortet e tyre.


I pari që votoi ishte kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka votuar bashkë me gruan e tij, Remzie Shahini-Hoxhaj dhe djalin e tyre, Lirin, që sot iu drejtuar kutive të votimit për herë të parë.

Gruaja e Hoxhajt kishte të veshur një fustan bardh e zi me një pallto të zezë.

Reklamë

 Pas tij, ka votuar edhe kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me gruan e tij, Serveten.

Ajo kishte të veshur një pallto të zezë, të cilët e kishte kombinuar me një shall bardh e zi.

Me ngjyrë të zezë ishte veshur edhe bashkëshortja e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Rita Augestag Knudsen kishte veshur një pallto të zezë, sipër së cilës kishtë vënë një shall poashtu me këtë ngjyrë.

Reklamë

Edhe gruaja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anita Haradinaj ka zgjedhur që sot të vishet me ngjyrë të zezë.

Ajo kishte veshur një pallto të zezë me një palë gjinse.

Reklamë